FC Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e portierit 18-vjeçar, Altin Gjokaj, i cili vjen nga Drenica.
Klubi kryeqytetas ka filluar me përforcime në afatin kalimtar të janarit.
Drejtuesit e Prishtinës kanë filluar nga porta, ku tashmë kanë arrit marrëveshje për transferimin e reprezentuesit të Kosovës U21, 18-vjeçarit Gjokaj.
“Mirësevjen Altin Gjokaj. 18 vjeç, i lindur më 11.11. 2005 në Skenderaj, portier i KF Drenica dhe Përfaqësueses së Kosovës i të gjitha kategorive zinxhir të saj duke filluar nga U15 dhe deri U21, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin më të madh në vend, FC Prishtina”, thuhet në njoftim e Prishtinës.
Pas nënshkrimit të kontratës dhe prezantimit, portieri i talentuar drenicas është prononcuar për faqen zyrtare të klubit.
“I falënderoj drejtuesit e klubit të Prishtinës që më dhanë mundësinë të vesh fanellën e klubit më të madh në vend. Jam i hapur për konkurrencë. Kam ardhur t’i tregoj vlerat e mia dhe të tregoj tërë potencialin tim”, ka thënë Gjokaj.