E hënë, 23 Dhjetor, 2024

“Fëmijët duan babin”, gazetarja: Kam frikë kur ikën me mision si polic

Gazetarja Blerta Ahmeti ishte e ftuar mëngjesin e kësaj të martë në “Good Morning Albanians”, pasi ditën e djeshme ajo ka shpërndarë në profilin e saj një postim në Facebook, ku tregon frikën që ajo ka për bashkëshortin e saj i cili është polic në Kosovë.

Ajo tha tre vitet e fundit, bashkëshorti i saj më tepër ka qendruar në krye të detyrën në veri të Kosovës se sa në Prishtinë dhe sa herë që ai largohet, pavarësisht frikës që ndien, ajo mundohet të mos e japë veten para fëmijëve të cilët vazhdimisht kërkojnë të atin

“Tre vitet e fundit, ka pasur raste nga dhjetori i vitit të kaluar deri në qershor që ditët kur ai ka qendruar në Prishtinë, numëroheshin me gishta, krahasuar me ditët kur ai ka qenë në veri të Kosovës.closevolume_off

Mundohem të mos përlotem në sy të fëmijëve, kur ikën. Ata janë shumë të vegjël dhe mbase nuk e kuptojnë. Ata pyesin për babin. Pyesin, kur do vijë, pse nuk vjen, nuk e kuptojnë pse nuk është këtu. Ai është heroi i vajzës sonë 5-vjeçare”, tha gazetare Blerta Ahmeti.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer