E premte, 15 Nëntor, 2024

Fenomene të çuditshme në QKMF – në e Drenasit

 

Gjendja e rëndë po mbretëron akoma në sektorin shëndetësor në Drenas, por jo vetëm kaq, por edhe disa fenomene të çuditshme.

Ishim dëshmitar të një fotografie që bëri gjiron e botës, ku shiheshin instrumentet mjekësore teksa ziheshin në një tenxhere të ndryshkur, pa doreza dhe afër tavolinës së ushqimit, në dhomën e pushimit, aty ku e kalojnë ditën dhe natën punëtorët shëndetësor. Pastaj qarkulloj një fotografi tjetër ku shiheshin dy infermiere duke i rregulluar flokët dhe duke bërë depilimin e fytyrës, në laborator, aty ku kërkohet pastërti maksimale sepse bëhët shkëmbimi i gjakut për analizat tona.

Tani në rrjete sociale po qarkullon një fotografi tjetër ku shihet fiksimi i pllakave të dëmtuara të dyshemes me izolator. Kjo mënyrë e fiksimit të pllakave nuk është parë as nuk është dëgjuar deri më tani. Mbetët të shihet se çfarë do të shohim në të ardhmën, ndonjë fenomen tjetër të çuditshëm si deri me tani.

Ndërkohë drejtori i QKMF “ Dr. Hafir Shala “ Drenas, z. Ismet Bogiqi, ende nuk është deklaruar zyrtarisht për këto parregullsi dhe veprime kontraverse.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer