Friday, September 19, 2025

Ferit Idrizi: Bashkëpunimi me bizneset, energjia për Vushtrrinë pas 12 tetorit

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka theksuar sot se takimet me qytetarët dhe bizneset e qytetit po e mbushin çdo ditë me energji pozitive dhe shpresë për të ardhmen.

Ai tha se mirëpritja dhe mirënjohja e vushtrriasve janë dëshmi e një rruge të përbashkët drejt zhvillimit.

“Me bizneset e Vushtrrisë gjithmonë kemi ecur bashkë drejt punëve të mëdha dhe fitoreve, dhe bashkë do të vazhdojmë të ecim drejt zhvillimit edhe pas 12 tetorit”, u shpreh Idrizi.

Me moton #mamirëpërVushtrrinë, Idrizi e përmbylli mesazhin e tij duke u zotuar se partneriteti me qytetarët dhe bizneset do të mbetet themeli i qeverisjes së tij.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer