Miku i kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idrizit, Fehmi Shala, që njëherësh është edhe vëllai i gruas së tij është angazhuar si konsulent në fushen e Këshillave lokal në fshatra dhe Lagje Urbane, shkruan rajoni.org.
Kontrata ku është shpallur fitues miku i kryetarit Idrizi, kap vlerën e 25,200€.
Njoftimi mbi vendimin e autoritetit kontraktues është lëshuar me datën 12 janar 2026.

Lidhur me temën rajoni.org i ka shkruar zyrës së prokurimit të Vushtrrisë duke e pyetur së a ka ndikuar afërsia e Ferit Idrizit me Fehmi Shalën që ky i fundit të shpallet fitues.
Në përgjigjjen e tyre, kjo zyre nuk ka pohuar as mohuar për afërsin e Idrizit me Shalën, mirëpo të njëjtit kanë deklaruar së Aktiviteti i prokurimit është inicuar konform kërkesës së Njësisë Kërkuese dhe është zhvilluar në përputhje të plotë me dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, si dhe aktet përkatëse nënligjore në fuqi. Procedura ka qenë procedurë e hapur, e publikuar në sistemin zyrtar të prokurimit public e-prokurimi, duke garantuar konkurrencë të lirë dhe trajtim të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar.
Tutje, ata thonë së për dhënie të kontratës është marrë nga Komisioni i Vlerësimit, bazuar në dokumentacionin e dorëzuar dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara në dosjen e tenderit, duke respektuar parimet e ligjshmërisë, transparencës dhe trajtimit të barabartë.
“Çdo pretendim apo aludim për ndikim të paligjshëm, favorizim apo konflikt interesi është i pabazuar përderisa nuk mbështetet në fakte apo prova konkrete, dhe si i tillë nuk gjen bazë në zhvillimin real të procedurës së prokurimit, e cila është e dokumentuar dhe e verifikueshme nga organet kompetente”, thuhet në përgjigjjen e tyre.
Kujtojmë që me herët rajoni.org kishte raportuar edhe për punësimin e vëllaun tjetër të gruas së Ferit Idrizit si menaxher të njësisë” së KRM Unitetit në Vushtrri. Ndërmarrje kjo qe aksionar e kishte edhe komunën e Vushtrrisë.
