Megjithëse kryetari i Vushtrrisë gjatë fushatës elektorale kishte premtuar se nuk do të kishte punësime familjare kur ai të vinte në pushtet, një gjë e tillë si duket nuk po ndodh, shkruan portali rajoni.org.
E një rast të punësimeve qe ka dedektuar portali rajoni.org, është edhe punësimi i Nexhat Shalës.
Negjat Shala është nga Vushtrria dhe është vëllait i gruas së kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Ky i fundit si duket e ka rehatuar mikun e tij si “menaxher të njësisë” së KRM Unitetit në Vushtrri. Ndërmarrje kjo qe aksionar e ka edhe komunën e Vushtrrisë.
Në konkursin për këtë pozitë, miku i kryetarit Idrizi ka arritur ti grumbolloj 300 pikë.