Kandidati për kryetar komune nga radhët e PDK-së në Vushtrri, Ferit Idrizi sot ka vizituar familjen Feka në fshatin Karaçë.
Idrizi tha se dy vëllezërit, Kushtrimi dhe Jetoni, kanë 30 krerë gjedhë, dhe për herë të parë ka përfituar nga subvencionimi i Komunës, 5 cent për çdo litër qumësht.
“Ky është vetëm një shembull i përkushtimit tonë për të mbështetur fermerët tanë, që me punën e tyre të përditshme sigurojnë prodhime vendore cilësore për qytetarët.”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Fermerët gjithmonë kanë qenë zemra e komunës sonë, dhe përkrahja për ta nuk ka munguar asnjëherë.
Kënaqësi që sot vizituam familjen e nderuar Feka në fshatin Karaçë, ku u pritëm ngrohtësisht.
Dy vëllezërit, Kushtrimi dhe Jetoni, kanë 30 krerë gjedhë, dhe për herë të parë ka përfituar nga subvencionimi i Komunës, 5 cent për çdo litër qumësht.
Ky është vetëm një shembull i përkushtimit tonë për të mbështetur fermerët tanë, që me punën e tyre të përditshme sigurojnë prodhime vendore cilësore për qytetarët.
#mamirëpërVushtrrinë