Tuesday, July 1, 2025

Ferit Idrizi: Gati gjysmë milioni euro kemi ndarë për zhvillimin e kulturës në komunën tonë gjatë tri viteve të fundit

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka njoftuar së përgjatë tri viteve të fundit të qeverisjes së tij janë ndarë afër gjysmë milioni euro, për zhvillimin e kulturës

“Kultura është pjesë e identitetit tonë, dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim me përkushtim”, ka shkruar tutje Idrizi.

Postimi i plotë:

Gati gjysmë milioni euro kemi ndarë për zhvillimin e kulturës në komunën tonë gjatë tri viteve të fundit.

Si një nga komunat më të vjetra në Kosovë, me histori e trashëgimi të pasur kulturore, kemi përkrahur 354 përfitues përmes mbështetjes për OJQ-të, aktivitete kulturore e shkencore, si dhe subvencioneve për botimin e librave.📚

Kultura është pjesë e identitetit tonë, dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim me përkushtim.

#VushtrriapërKulturën

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer