Saturday, October 25, 2025

Ferit Idrizi ndalet për kafe tek bizneset e rrugës “Pandeli Sotiri”, premton projekte të reja

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë e shijoi sot kafen me bizneset e rrugës “Pandeli Sotiri”.

Prej kësaj rruge të cilës ia ktheu identitetin historik pas shtrimit të kalldrëmave, Idrizi premtoi edhe projekte tjera të reja.

Postimi i plotë:

Rruga “Pandeli Sotiri” sot ka një pamje krejt tjetër nga ajo që e kemi njohur dikur.

Me kënaqësi sot u ndala për kafe me përfaqësues të bizneseve që veprojnë në këtë rrugë.

Kjo pjesë e qytetit është transformuar, ku kalldrëmet jo vetëm e ruajnë trashëgiminë, por i japin edhe hijeshi të veçantë Vushtrrisë.

Punët dhe projektet nuk do t’i ndalojmë as gjatë mandatit të ardhshëm, që do ta konfirmojmë më 12 tetor.

#mamirëpërVushtrrinë

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer