Friday, November 7, 2025

Ferit Idrizi nderon dëshmorët Bektesh Haliti dhe Hamdi Hajrizi

Kandidati i PDK-së për kryetar komune të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve Bektesh Haliti në fshatin Gllavatin dhe Hamdi Hajrizi në fshatin Storc.

Postimi i plotë:

Sot bashkë me përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve, bëmë homazhe në nderim të dëshmorëve Bektesh Haliti në fshatin Gllavatin dhe Hamdi Hajrizi në Stroc.

Në Stroc, u bashkuam edhe me veteranët në një ndejë përkujtimore, ku ndamë kujtime e rrëfime nga ditët e luftës, si dëshmi e gjallë e sakrificës dhe qëndresës për lirinë që e gëzojmë sot.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer