Monday, January 12, 2026

Ferit Idrizi prezanton ekzekutivin, këta do jenë drejtorët e tij

Sot u mbajt mbledhja e parë e qeverisjes komunale në Vushtrru, ku u prezantua përbërja e re e kabinetit qeverisës.

Kryetari i Komunës, Ferit Idrizi tha se ky do jetë një ekip profesional dhe i përkushtuar, i cili do të punojë me përgjegjësi, transparencë dhe vizion të qartë për të jetësuar premtimet dhe projektet e përbashkëta.

“Jam i lumtur që katër vitet e ardhshme do të punoj bashkë me këtë ekip ekspertësh të përzgjedhur me kujdes, profesionalizëm dhe përkushtim për t’i shërbyer qytetarëve të komunës tonë.
Mandati i ri është vazhdimësi e punëve të mira dhe projekteve të mëdha.”, shkroi Idrizi, transmeton Mitropol.

Përbërja e kabinetit qeverisës:

Shpëtim Zhegrova – Nënkryetar i Komunës
Bujar Shatrolli – Shef i Kabinetit të Kryetarit
Hyrie Uka-Hoxha – Drejtoreshë e Administratës
Naile Bekteshi – Drejtoreshë e Arsimit
Medina Bunjaku – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport
Drilon Jusufi – Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit
Remzi Ahmeti – Drejtor për Inspektime
Lorik Maxhuni – Drejtor për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
Ilmi Azemi – Drejtor i Prokurimit
Isuf Jashari – Drejtor për Buxhet, Financa dhe Thesar
Benjamin Shala – Drejtor për Shërbime Publike
Maliq Ferizi – Drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe Investime Kapitale
Agron Përçuku – Drejtor për Diasporë
Isa Hajrizi – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim
Bedri Dobra – Drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë
Besim Shyti – Drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer