Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, po vazhdon të marrë përkrahje në çdo fahat e lagje të Vushtrrisë.
Ai sonte ka takuar banorët e Alrashticës, Balincës e Liqejit.
Postimi i plotë:
Në çdo fshat e në çdo lagje të Vushtrrisë tonë po marrim përkrahje të madhe.
Sonte takuam banorët e Akrashticës, Balincës dhe Liqejit, të cilët na pritën me entuziazëm të veçantë.
Mirënjohës për përkushtimin dhe gatishmërinë tuaj për të qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Së bashku po e forcojmë edhe më shumë frymën e fitores që po ndihet gjithandej!