Komuna e Vushtrrisë i ka gjetur një pozitë të mirë punë, aktivistit të vetë. Shkelzen Osmani, ish-kandidat për Asamble Komunale të kësaj komunë nga radhët e PDK-së, është punësuar zyrtar ligjor në këtë komunë.
Komuna e Vushtrrisë ditën e djeshme ka publikuar rezultatet për konkursin “Zyrtar ligjor”, shkruan insajderi.
Në këtë konkurs ka dal i pari Shkelëzen Osmani, i cili ka një afësi me partinë në pushtet atje.
Sipas këtij konkursi ai ka grumbulluar 85.2 pikë.

Kush është Shkelëzen Osmani?
I punësuari në Komunën e Vushtrrisë, Shkelzen Osmani ishte kandidat i PDK-së në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Ai kishte synim të zënte një ulëse në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

Ndërsa në profilin e tij në “Facebook” në postimet e tij shihet si një përkrahës i kryetarit atje, Ferit Idrizit.
Në një fotografi edhe janë shfaqur së bashku:
