Friday, November 7, 2025

Ferit Idrizi: Sonte Vushtrria tregoi edhe një herë se është e bashkuar, e fortë dhe plot besim në të ardhmen që po ndërtojmë së bashku

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga PDK, Ferit Idrizi, pas tubimit përmbyllës ka thënë se ky qytet tregoi edhe njëherë se është i bashkuar dhe plot besim në të ardhmen që po ndërtojmë.

“Energjia dhe përkrahja që ndjeva në këtë tubim përmbyllës janë dëshmia më e mirë se puna jonë, përkushtimi dhe bashkëpunimi me qytetarët kanë lënë gjurmë.” – tha Idrizi.

Postimi i plotë:

Sonte Vushtrria tregoi edhe një herë se është e bashkuar, e fortë dhe plot besim në të ardhmen që po ndërtojmë së bashku.

Energjia dhe përkrahja që ndjeva në këtë tubim përmbyllës janë dëshmia më e mirë se puna jonë, përkushtimi dhe bashkëpunimi me qytetarët kanë lënë gjurmë.

Faleminderit nga zemra secilit prej jush për besimin, respektin dhe përkrahjen.

Të jem kryetari i qytetit tim, i çdo qytetari të Vushtrrisë, është nderi më i madh i jetës sime. 💙🤍

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer