Monday, November 3, 2025

Ferit Idrizi takime në Novolan, Brusnik dhe Kollë: Frymë e fortë përkrahjeje dhe besimi për fitoren që po afrohet

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim të përbashkët me banorët e fshatrave Novolan, Brusnik dhe Kollë, ku u prit me entuziazëm dhe mbështetje të madhe.

Në këtë mbrëmje të mbushur me energji pozitive dhe frymë bashkimi, Idrizi foli për punët e realizuara gjatë mandatit të tij si kryetar, duke theksuar projektet konkrete që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve në këto zona. Ai gjithashtu prezantoi disa nga projektet e reja që, sipas tij, do të sjellin zhvillim të mëtejshëm në çdo pjesë të komunës.

“Faleminderit për mikpritjen, përkrahjen dhe besimin e palëkundur. Bashkë po e forcojmë fitoren që po afrohet,” ka shkruar Idrizi në njoftimin e tij pas takimit.

Takimet e tilla, që po mbahen në vazhdimësi nëpër fshatra dhe lagje të Vushtrrisë, po shihen si dëshmi e mobilizimit të qytetarëve dhe e mbështetjes në rritje për kandidaturën e tij.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer