Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë Ferit Idrizi ka marrë përkrahje të fuqishme në fshatin Dobërllukë të kësaj komune.
“Mikpritja dhe mbështetja që morëm janë dëshmi e qartë se vizioni ynë për zhvillim, transparencë dhe qeverisje të ndershme është vizioni i përbashkët i qytetarëve të Vushtrrisë.” – shkruan Idrizi.
“Me këtë përkrahje, aroma e fitores tonë po ndihet gjithandej në Vushtrri!” – përfundon shkrimin e tij kandidati i PDK-së.