Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot ka zhvilluar takim me familjarët e kandidates për Asamble Komunale, Hafije Ademi, shkruan Mitropol.
Idrizi tha se në atë takim biseduan për vizionin e përbashkët për zhvillimin e Vushtrrisë, përkushtimin ndaj qytetarëve dhe forcimin e zërit të grave në vendimmarrje.
“Faleminderit familjes Ademi për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme. Me njerëz si ju, rruga jonë bëhet edhe më e sigurt!”, u shpreh tutje ai.