E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Fero dhe Arbenita përplasen ashpër! Reperi hedh akuza se nuk e takon vajzën mjaftueshëm, thotë se ka mungesë barazie në Kosovë

Përmes disa statusesh Fero shkroi mbrëmjen e djeshme se është ndarë nga Arbenita pavarësisht kërkesës për rikthim. Ai zbuloi se ligji në Kosovë parashikon që ta takojë të bijën vetëm 3 orë në javë që i bie 2 muaj në 1 dekadë.

Duke e cilësuar këtë si korrupsion dhe mungesë barazie, ish-reperi kërkon drejtësi dhe i drejtohet të bijës duke thënë si në burg, edhe tani i lirë e sheh përmes fotografive.

Pas tij, përmes një statusi ka reaguar Arbenita, e cila shprehet e shqetësuar nga lutjet e vazhdueshme të Feros për rikthim dhe gjuhën e urrejtjes ndaj saj. Ajo shkruan se e ka lejuar ta takojë vajzën më shumë se 3 orë dhe se e ka takuar edhe vetë që të kenë një bashkëprindërim të mirë.

Por, modelja thotë se Fero nuk pranon t’i japë divorcin dhe kjo po i sjell shumë pasoja psikologjike, emocionale, dhe në karrierë. Arbenita shkruan se ka jetuar me të 5-6 vite dhe e njeh kush është, duke shtuar se: “Edhe kripa duket sheqer”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer