Feronit Shabani i njohur si Fero ka qenë ndër personazhet më të komentuar kohët e fundit.
Pas lirimit të tij nga paraburgimi pas akuzave se ka ushtruara dhunë ndaj ish-bashkëshortes, Arbenita Ismajli, ai njoftoi se po largohej nga muzika për t’ju përkushtuar fesë.
Përpos kësaj ditën e djeshme pas tentativave të tij për ribashkim ai zbuloi se ka marrë fund gjithçka mes tij dhe Arbenitës.
Madje denoncoi dhe akuzoi drejtësinë se e lejon ta takojë Ninën vetëm tre orë në javë.
Pas përplasjes virtuale ditën e djeshme me ish-partneren së fundmi, Fero ka ndarë një shprehje në Instagram ku thuhet “Njeriu ndryshon shumë, kur i thyhet zemra”.
“Njeriu ndryshon shumë, kur i thyhet zemra”, Fero poston.