Wednesday, November 5, 2025

Ferronikeli i lë pa punë 358 punëtorë – ky është vendimi

Ndërmarrja “NewCo Ferronikeli Complex”, ka nxjerrë vendim për largimin nga puna të 358 punëtorëve, raporton Klankosova.tv

Drejtori menaxhues e aprovoi vendimin për zbatimin e largimit kolektiv të këtyre të punësuarve, i cili ka hyrë në fuqi më 1 nëntor.

 

Në dokumentin e siguruar nga Klan Kosova, thuhet se largimi i tyre është vendosur me qëllim që të mos thellohet kriza financiare.

Ndër të tjera është përmendur edhe pushimi i aktiviteteve prodhuese, për shkak të rritjes së kostove, sidomos rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila ka ndikuar negativisht në pozitën financinare, theksohet në dokument, njofton Klankosova.tv.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer