Nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari, Igball Jashari ka realizuar tre gola për ta kthyer Drenicën në Superligën e Kosovës në futboll.
Jashari realizoi tre gola në ndeshjen që Drenica e fitoj 3-0 ndaj Istogut.
Dy gola i realizoi në pjesën e parë, ndërkaq golin e tretë në pjesën e dytë.
Drenica prin në tabelën e ligës së parë dhe matematikisht ka siguruar kthimin në Superligë.