Komuna Skenderaj ka filluar asfalltimin e rrugeve në fshatin Likoc, raporton portali rajoni.org.
Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura në një postim në facebook ka njoftuar se po përmbushet një projekt kapital në dobi të qytetareve të Skenderajt.
“Edhe një projekt tjetër kapital në dobi të qytetarëve po përmbyllet me sukses, asfaltimi i rrugëve në Likoc, për të përfunduar edhe këtu premtin e dhënë, me çka po kompletohet infrastruktura rrugore.”, ka shkruar Nura.