E diel, 22 Dhjetor, 2024

Fillon gjyqi ndaj vajzës nga Kosova që vrau babain e saj në Zvicër

Krimi që kishte tronditur Zurihun e Zvicrës tre vite më parë tani ka përfunduar në gjykatë. M.B nga Kosova ishte qëlluar nga vajza e tij në Zyrich pas një zënke të çastit.

Vajza pretendon se e vrau babain e saj në vetmbrojtje të saj dhe nënës.

“Po të mos kisha qëlluar, nëna ime nuk do të ishte më këtu. Ai bërtiste që do të iu vras të gjithëve. Kemi vuajtur shumë nga ai. Jam e lumtur që arrita ta shpëtoj nënën nga ai” ka thënë vajza 21 vjeçare.

Për prokurorin akti është një vrasje me dashje. Ai kërkon dënim me burg pa kushte prej pesë vitesh.

“Akti ishte shumë afër një vetëmbrojtjeje të justifikuar ”, tha prokurori.

Viktima mësohet se kishte drejtuar një biznes të shitjeve të makinave në Zvicër.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer