Komuna Skenderaj ka filluar projektin e ndërtimit të ujësjellësit në Qirez, shkruan portali rajoni.org.
Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura ka njoftuar se po përmbushet një obligim i komunës me shtrirjen e gypit primar në gjatësinë e 72 kilometrave nga faza e parë për furnizim me ujë për fshatrat e asaj ane.
“Me gjithë vështirësitë që po përballemi për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të kapaciteteve të kufizuara të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” dhe mungesës së projektit të Brusit, po fillojmë në Qirez projektin e ujësjellësit për këtë bashkësi lokale, si obligim i ynë karshi premtimit të dhënë, me shtrirjen e gypit primar në gjatësinë e 72 kilometrave nga faza e parë për furnizim me ujë për fshatrat e kësaj ane”, ka shkruar Nura.