Jeta e qytetarëve që jetojnë në objektin në rrugën “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, rrezikohet nga fasada që bie nga ndërtesat ku ata banojnë.
Banorët thonë se janë duke rënë pjesë të mëdha të fasadës nga ndërtesa. Qytetarët shprehen të shqetësuar për këtë fakt.
Ata kërkojnë në institucionet komunale që të intervenojnë sa më shpejt që është e mundur, pasi që kjo mund të sjellë pasoja në njerëz.
Në redaksin e portalit rajoni.org ka arritur një video dhe disa foto nga një lexues, i cili ka thënë se tek objekti, është duke u rrezikuar jeta e banorëve nga fasada.