Manchester City ka dalë fitues në momentet e fundi nga përballja me Leipzig në “Red Bull Arena”, Newcastle i ka dhënë një leksion Paris Saint Germain e Barcelona është kthyer me pikë të plota nga përballja në udhëtim me Porton.
Në ndeshjet e tjera të grupeve të Champions League, Lazio ka fituar nga Celtic, Borussia Dortmund dhe Milan kanë luajtur baras e poashtu edhe Crvena Zvezda – Young Boys.
Në ndeshjen e zhvilluar në tokën gjermane që ka përfunduar 1-3, City e ka gjetur golin vetëm pas njëzet e pesë minutash kur ka shënuar Foden. Fillimi i pjesës së dytë e ka sjellë edhe golin e barazimit për Leipzig kur ka shënuar Openda. Deri në momentet e fundit ndeshja ka qenë e barabartë, por anglezët nuk kanë lejuar edhe mbylljen e asisojtë. Alvarez (84′) dhe Doku (90+2′) kanë vulosur fitoren e Cityt.
Newcastle e ka deklasuar kampionin francez, duke e mposhtur 4-1.
Almiron (17′), Burn (39′), Longstaff (50′), Schar (90+1′) kanë shënuar për skuadrën angleze, derisa golin e vetëm për francezët e ka realizuar Hernandez (56′).
Barcelonës i ka mjaftuar goli i Torres në kohën shtesë të pjesës së parë për t’u kthyer fitues nga udhëtimi në Portugali.
Me golat e Vecino (29′) dhe Pedro (90+6′), Lazio ka marrë fitore të rëndësishme kundër Celtic, ku golin e vetëm për vendasit e ka realizuar Furuhashi (12′).
Në ndeshjen Borusia Dortmund – Milan nuk ka pasur gola.
Të enjtën në kalendar janë ndeshjet e dy ligave të tjera: Europa League dhe Conference League.