Në ndeshjen e xhiros së pestë skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka realizuar fitore me rezultat 0-3.
Gjithashtu edhe Gjilani ka nxjerrë më të mirën nga ndeshja me Malishevën, ku ka fituar me rezultat 1-0.
Ndërsa Fushë-Kosova e ka ndalur Dritën me barazim.
Në “Rexhep Rexhepi” Hyseni (45′), Ahmeti (49′) dhe Selimi (67′) janë shënuar në listën e realizatorëve të golave për llapjanët.
Gjilani ka fituar nga malishevasit me golin e Shabanit në minutën e pesëdhjetë e pestë.
Në Fushë-Kosovë, Baftiu ka kaluar Dritën në epërsi në minutën e tridhjetë e tretë, por vendasit kanë barazuar me Ivkic në minutën e pesëdhjetë e gjashtë.
Aktualisht tabela e Superligës kryesohet nga Llapi me dhjetë pikë.
Nesër pritet të ndeshen Dukagjini – Ballkani dhe Prishtina – Liria.
- Advertisement -