Tuesday, July 1, 2025

Fitore e madhe për Malishevën kundër Dritës, Dukagjini mposht Gjilanin

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Gjilan, Malisheva e ka mposhtur Dritën me rezultat të ngushtë 2:1.

Fitoren Malishevës ia siguruan golat nga Drilon Hazrollaj (minuta e 17’) dhe Altin Aliu (minuta e 45+1’), kurse golin e nderit për Dritën e shënoi Blerim Krasniqi në minutën e 5’.

Po ashtu, fitore sot regjistruan edhe Dukagjini dhe Feronikeli ’74.

Dukagjini e mposhti Gjilanin 1:0, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Faton Neziri në minutën e 90+4’.

Ndërkaq, Feronikeli ’74 e mposhti 1:0 skuadrën e Fushë Kosovës, ku ndeshjen e vendosi goli i Granit Musës në minutën e 9’.

Rezultatet finale:

Dukagjini 1:0 Gjilani

Drita 1:2 Malisheva

Fushë Kosova 0:1 Feronikeli ‘74

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer