Kreu i Drenasit ka vlerësuar kandidatin për deputet nga PDK, Arian Tahiri, duke e cilësuar atë si një “yll në ardhje” dhe fitues moral në nivel lokal e fitues real në nivel nacional.
Ai theksoi se Tahiri është i guximshëm, i palëkundur përballë kundërshtarëve politikë dhe i përkushtuar në mbrojtjen e kauzave.
Në mesazhin e tij, ai i uroi suksese të mëtejme Tahirit në rrugëtimin e tij politik.
Postimi i plotë:
Fjalët vonojnë, pushka kërset, është fjalë e urtë. Rezultatet e deritashme, flasin për yllin në ardhje në radhët e PDK-së, Arian Tahiri, trim i cili nuk i frikësohet kundërshtarëve politikë, di të luftojë për kauzat dhe ta sfidojë ortekun.
Ariani është fitues moral në nivel lokal, fitues real në nivel nacional. Suksese miku im, Kosova lë të jetë zemra jote. Suksese të mëtejme!