Punëtorin e “Trepçës” me iniciale A. A., menaxhmenti i kësaj ndërmarrje e dënoi me gjobë në lartësi prej 30% të pagës mujore për një periudhë deri në 6 muaj, pasi që i njëjti fjeti në vendin e punës gjatë orarit.
Dënimin e tij e ka rekomanduar Komisioni Disiplinor, më 06.08.2025.
“Kryeshefi Ekzekutiv, më datë 07.08.2025, ka sjellë vendimin nr. prot: 6430, datë 07.08.2025, me të cilin ka shqiptuar masën disiplinore – dënim me para-gjobë në lartësi prej 30% të pagës mujore për një periudhë deri në 5 muaj ndaj z. A. A.”- thuhet në njoftim.