E enjte, 14 Nëntor, 2024

Flet për portalin rajoni – drejtori i financave të Komunës se Zubin Potokut

Drejtori i financave të kësaj komune, Halit Xhema, ka njoftuar se komuna e Zubin Potokut vazhdon të funksionojë ndonëse është në kushte dhe rrethana jo normale, raporton portali rajoni.org.

Ai për rajonin ka theksuar se komuna ka emëruar Drejtorët e Drejtorive dhe ofron shërbimet e nevojshme për qytetarët.

Xhema gjithashtu ka theksuar se komuna ka kryer të gjitha pagesat e mbetura nga viti i kaluar dhe nuk ka asnjë obligim pa e shlyer.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se komuna po punon sipas buxhetit të aprovuar për vitin 2023 dhe objektivi kryesorë është realizimi I buxhetit sipas prioriteteve komunale të parapara në këtë buxhet.

Shërbimet komunale që ofron komuna janë në dispozicion të të gjithë qytetarëve disa prej të cilave po I shfrytëzon edhe komuniteti serb.

– Regjistrimi civil : çertifikata të lindjes, martesore, kunorizime etj.
– Zyra e dokumenteve personale: Letërnjoftima,pasaporta,
– Regjitrimi i Automjeteve
– Drejtoria pë qështje Sociale, shërbimet sociale,
– Zjarrëfikësit etj. duke ndihmuar në qetësimin e situatës dhe adaptimin në realitetin e ri të kësaj pjese të Kosovës.

Xhema ka shprehur besimin se komuna shpejt do të fillojë të implementojë projekte kapitale që do të përfitojnë drejtpërdrejtë qytetarët e kësaj komune, pa dallim etnie ose religjioni. Gjithashtu do të fillojë aktiviteti edhe në sferën e subvencioneve me projektet që do të ndihmojnë shtresat e ndryshueshme të shoqërisë, duke përfshirë rastet me probleme shëndetësore, nxënësit edhe studentët./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer