Mijëra bashkatdhetarë janë mbledhur sot në organizimin “Sofra e Drenicës” e komunës së Skenderajt në nderim të bashkatdhetsrëve nga diaspora, shkruan portali rajoni.org.
Për këtë kryetari i kësaj komune, Fadil Nura në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar: “Më mirë se kaq, si me ushqimet e traditës shqitare, muzikën e folklorit të pasur, tregimet dhe anekdotat tona popullore, përreth Sofrës së Drenicës me bashkatadhetarë që përgjatë javëve të fundit si kurrë ndonjëherë më parë i kanë dhënë plot gjallëri dhe hijeshi qytetit të Skenderajt!”