Florent Shehu është shqiptari i radhës që ka zgjedhur Turqinë për të vazhduar karrierën.
Ai i është bashkuar Adana Demirspor, aty ku gjatë verës ishte transferuar edhe Arbër Zeneli, shkruan Gazeta Express.
Shehu ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin nga elita e futbollit turk.
21-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Luzernit U21. Më herët ai ishte pjesë edhe e të rinjve të Barcelonës, Valencias, Baselit, Levantes e Lazios.
Florent Shehu, i cili luan si sulmues krahu, numëron dy paraqitje me Kombëtaren U17 të Zvicrës, si dhe dy të tjera me Shqipërinë U19. /Gazeta Express/