E martë, 24 Dhjetor, 2024

“Dështoj fluturimi, u lamë në rrugë, veç 2 sportele në funksion”, Qytetarët irritohen nga menaxhimi i dobët i LIMAK’ut me aeroportin “Adem Jashari”

Shumë bashkëatdhetar në vazhdimësi kanë kontaktuar redaksin e portalit rajoni.org, për të shprehur mllefin e tyre ndaj disa prej kompanive operuse dhe ndaj menaxhimit të dobet qe po i bëhet aeroportit “Adem Jashari” nga kompania turke “LIMAK”.

Se kjo kompani dhe disa prej kompanive tjera operuese janë të papërgjegjshmë dhe se në aeroportin e Prishtinës nuk ka rregull dhe diciplinë, u dëshmua edhe dje.

Siç mëson portali rajoni, përveç vonësave që janë shëndrruar në përditshmeri, dje ka ndodhur anulumi i një fluturimit. Përveç kësaj si pasojë e mos-menaxhimt të mirëfilltë, bashaatdhetaret tanë u lanë në rrugë. Të njejteve nuk ju është ofruar as ushqime dhe pije dhe as vend -qendrim, edhe pse këto të fundit janë të obliguar të ja u kompensojnë por deri tani kjo gjë nuk ka ndodhur.

Mirëpo ankesa për menaxhim të dobët ka pasur edhe njëri nga bizismenet me të fuqishëm të Kosovës.

“Te udhtosh nga Ajroporti Adem Jashari eshte ndjenja me e mire qe kam une ne bote, eshte krenari e çdo Shqiptari. Po marre i kofte Shtetit te Kosoves qe sot ku mijra udhtare po dalin nga Kosova, punojne vetem 2 sportela te policise kufitare nga 6. Nje shtet me dy sportela ne pune ne kulmin e veres. Zoti ju marrofte”, kishtë shkruar ai.

E si duket mos-konkurrenca po e bëne të vetën dhe po u lë hapësirë qe këto kompani të sillen me pa-përgjegjshmeri ndaj qytetarëve që marrinë rrugën për mërgim./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer