Franco Foda mund të mos jetë në krye të Kombëtares së Kosovës në Futboll për ndeshjet e radhës eliminatore për Kampionatin Botëror të futbollit që zhvillohet në vitin 2026, raporton kosovapress.
Kjo pasi që në mediat sportive arabe po qarkullon lajmi se ai ka nisur bisedimet me skuadrën Al-Wahda.
Mediumi sportiv “Sadad” shkruan se: “klubi Al-Wahda ka hyrë në negociata për të nënshkruar me trajnerin gjerman Franco Foda, i cili aktualisht është në krye të Kombëtares së Kosovës. Trajneri 59-vjeçar po konsiderohet seriozisht nga klubi, ndërsa e ardhmja e tij me “Dardanët” mbetet e paqartë”.