Thursday, August 21, 2025

“Fokusi do të jetë në Skenderaj”, Shefi i GIZ-it viziton Skenderajn, pritet nga kandidati i VV-së për asamble, Ilir Seferi!

Kandidati për Asamble Komunale të Skenderajt nga Lëvizja Vetëvendosje, me numër 30 në listë, Ilir Seferi, ka pritur në vizitë udhëheqësin e GIZ-it në Kosovë, Mario Eckardt.

Ata së bashku kanë vizituar kullën e Ahmet Delisë.

Seferi ka thënë se pati kënaqësi t’i shpalosë mysafirit rrënjët e tij dhe të tregojë për aleancën shqiptaro-gjermane, e cila ka marrë formë të veçantë përmes projekteve të përbashkëta në Kosovë.

Ai rikujtoi se bashkëpunimi me GIZ-in ka nisur para tre vitesh me Tobias Seiberlich, ndërsa është vazhduar me Eckardt, në zbatimin e sistemit dual në Kosovë.

“GIZ ka dëshmuar se është një partner i besueshëm për avancimin e strukturave shtetërore dhe për lidhjen e arsimit me ndërmarrësinë në vendin tonë. Mario, në rolin tënd si udhëheqës i GIZ, po i jep një vlerë të jashtëzakonshme këtij procesi të rëndësishëm”, ka thënë Seferi.

Sipas tij, GIZ vazhdimisht ka mbështetur Kosovën, ndërsa fokus i së ardhmes do të jetë Skenderaj.

Postimi:

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer