Kampioni i Kosovës, Ballkani, sot do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të grupeve të Ligës së Konferencës ndaj gjigantit kroat Dinamo Zagreb, me përballjen që zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri, në Prishtinë.
‘Xhebrailat’ përkundër një paraqitje shumë të mirë ndaj Viktoria Plzen në ndeshjen e parë, pësuan një gol që ishte fatal, ndërsa në anën tjetër skuadra kroate vjen në këtë pas një fitore të thellë të shënuar ndaj Astanës.
Ashtu si Ilir Daja, edhe homologu i tij Sergej Jakirovic, kanë bërë të ditur formacionet startuese.
Ballkani do të luajë me formacionin e zakonshëm 4-3-3, ku Ismajlgeci do të luajë në mesfushë nga fillimi në mungesë të Lindon Emërllahut të lënduar.
Në anën tjetër Dinamo Zagreb do të luajë me formacion 4-2-3-1, ku do të ketë disa ndryshime nga ndeshja e parë.
Formacionet startuese:
Ballkani: Koliçi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Zyba, Kuc (kapiten), Ismajlgeci; Gripshi, Berisha dhe Kryeziu.
Dinamo Zagreb: Nevistic; Mykhaylichenko, Peric, Sutalo, Moharrami; Misic (kapiten), Bulat; Menalo, Baturina, Kulenovic; Vladovic.
Padyshim që favorit në letër mbetet gjiganti kroat, për shkak edhe të përvojës së saj në garat evropiane, por Ballkani ka treguar se di të paraqitet mirë ndaj skuadrave të forta, sidomos si vendas.
Ndeshja siç u cek më lartë, zhvillohet në Fadil Vokrri, me fillim nga ora 18:45.