Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka pranuar një surprizë të veçantë nga Forumi i Gruas në Vushtrri. Ajo u rrethua nga familjarët, shoqet dhe mbështetëset e saj, të cilat i ofruan përkrahje të fuqishme për një mandat tjetër si deputete.
“Forca e grave, fuqia e ndryshimit! ❤️ Një surprizë e paharrueshme nga Forumi i Gruas në Vushtrri, ku u rrethova me dashurinë dhe mbështetjen e grave të jashtëzakonshme – familja ime, shoqet, kushërirat dhe mbështetëset e palëkundura,” shkroi Krasniqi.
Rrezarta Krasniqi garon në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 me numrin 36 në listën e LDK-së.