Dje, portali rajoni.org ka raportuar raportuar një rast i trishtë në Skenderaj, ku një foshnja tre javësh ka ndërruar jetë.
Foshnja është gjetur në fshatin Kostërrc të Skenderajt.
Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës përmes raportit 24’orësh.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës nga QKMF-Skenderaj lidhur me rastin, së bashku kanë dalë në lokacionin e cekur, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima mashkull kosovar (foshnje 3-javësh) është pa shenja jete. Lidhur me rastin, janë intervistuar prindërit e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.