Kanë nisur sot dëgjimet buxhetore për hartimin e buxhetit për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027, shkruan portali rajoni.org.
Dëgjimi i parë është mbajtur me banorë të Bashkësisë Lokale të Klinës së Epërme, në të cilin përfaqësues të pushtetit kanë paraqitur para qytetarëve draft-buxhetin për vitin e ardhshëm dhe investimet e mundshme kapitale.
Mirëpo ajo që shihet në bazë të pamjeve të publikuara në faqën zyrtare të Komunës së Skenderajt shihet një numër i ulët pjesmarrës, ndërsa fshati Kuqicë kishte bojkot total ndaj këtij degjimi buxhetor – pasi që asnjë banor nuk ishte në këtë takim.
Jo zyrtarish rajoni ka mësuar së e gjithë kjo ka ndodhur në shënjë demonstrative ndaj pushtetit për shkak të lënies në harresë dhe të cilës nuk i bie ndërmend të investoj as edhe një gozhdë në këtë fshat.