Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për suspendimin e një zyrtari policor, i cili dyshohet se është përfshirë në një incident që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren. I njëjti po dyshohet se në rrethana akoma të panjohura, e ka sulmuar fizikisht një 32-vjeçare, teksa po qëndronin të dy në një lokal.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se bëhet fjalë për Bilall Guraziu, zyrtar policor në pikën kufitare në Vërmicë.
Guraziu sipas informacioneve që ka Sinjali, ka qenë i suspenduar edhe më parë për një rast tjetër.