Në Klinë të Mesme është vërejtur një mjet i dyshimt, pasi një qytetar ka dërguar fotografi në polici duke raportuar për një objekt të panjohur, shkruan rajoni.org.
Sipas qytetarit, mjeti fluturues ishte i prishur dhe kishte mbetur i varur në një pemë. Ai kishte njoftuar Policinë e Kosovës në Skenderaj, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes.
Policia fillimisht ka deklaruar se nuk ka vend për panik, pasi bëhet fjalë për një mjet të thjeshtë meteorologjik.
Megjithatë, më vonë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e forenzikës për verifikime shtesë.


