Saturday, June 21, 2025

Fshati Kostërc pa asfalt, asamblistja e Vetëvendosjes në Skenderaj kërkon nga Komuna trajtim të barabartë për të gjitha zonat

Asamblistja e Kuvendit Komunal të Skenderajt, Floriana Halili, ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen e infrastrukturës rrugore në disa fshatra të kësaj komune. Përmes një postimi publik, ajo ka bërë një krahasim mes fshatit të saj të lindjes, Kostërc, dhe lagjes së kryetarit të Komunës, Fadil Nura.

Sipas Halilit, rruga kryesore në Kostërc ende nuk është e asfaltuar, ndërkohë që në lagjen e kryetarit janë realizuar investime të shumta, përfshirë edhe asfaltimin e rrugëve që çojnë në pronat private dhe arat.

Ajo ka theksuar nevojën për shpërndarje më të barabartë të investimeve në të gjitha zonat e komunës, në mënyrë që, siç thotë ajo, të mos ketë dallime të theksuara mes lagjeve dhe fshatrave.

“ Krahasim i padrejtësisë! Në fshatin tim të lindjes, Kostërc, as rruga kryesore nuk është e shtruar me asfalt. Ndërsa në lagjen e kryetarit Fadil Nura, janë shtruar me asfalt edhe pronat private, madje edhe rrugë të arave. Fatin e fshatit tim të lindjes e kanë shumë fshatra të Skënderajt. Fatin e lagjes së Fadil Nurës, e ka veç lagja e tij.Teksa lagja Nura i ngjason një lagje moderne, banorët e fshatit Kostërc e shumë fshatrave tjerë të Skënderajt jetojnë si në mesjetë”, ka shkruar ajo në facebook.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer