Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me një rast që ka të bëjë me Qendrën e Votimit në Skenderaj për periudhën 29 dhjetor 2025 – 2 janar 2026, më 26 shkurt 2026 janë ftuar për intervistim pesë persona të dyshuar, shkruan rajoni.org.
Sipas policisë, pas përfundimit të intervistimit dhe me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime.