Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohet xhiroja e 25-të e Superligës në basketboll.
Lideri i Superligës, Trepça i shkon Vëllaznimit në Gjakovë dhe do kërkojë ta vazhdon ecurinë fantastike të fitoreve.
Mitrovicasit e kanë siguruar vendin e parë në sezonin e rregullt, derisa gjakovarët ta sigurojnë pozitën e pestë.
Ndeshja kryesore e javës zhvillohet mes Pejës e Golden Eagle Yllit.
Dy pikë është dallimi mes dy ekipeve, më mirë qëndrojnë pejanët të dytit, një pozitë më poshtë suharekasit.
Në rast të fitores, pejanët e bëjnë një hap të madh për ta siguruar pozitën e dytë në fazën “Play OFF”.
E për atë vend po lufton edhe Ylli, së bashku me Sigal Prishtinën.
Sa jemi te Prishtina, ky ekip do të përballet me Istogun dhe parashikohet ta kalojë pa problem këtë sfidë.
Në anën tjetër, Istogu ka vetëm një fitore këtë edicion dhe tashmë është përshëndetur nga elita.
Sfida e fundit do të jenë derbi lokal mes Proton Cable Prizrenit e Bashkimit. Të dy ekipet janë në një pozitë tejet të pa lakmueshme. Bashkimi është i gjashti në tabelë me dy pikë më shume se Prizreni dhe me një fitore eventuale do të bëj hap tejet të madh për t’i ikur ndeshjes së barazhit dhe për ta siguruar “Play OFF-in”.