Saturday, July 5, 2025

Fury – Usyk, caktohet data e superduelit të boksit

Meçi i britanikut Tyson Fury dhe ukrainasit Oleksandr Usyk do të zhvillohet më 17 shkurt.

Fillimisht ishte raportuar se Fury, kampion bote në versionin WBC, do të përballet me Usykun, kampionin e versioneve WBA, WBO, IBF dhe IBO, më 23 dhjetor, raporton “BoxingScene”.

Por, pasi Fury tregoi një paraqitje aspak të mirë kundër yllit të MMA-t, Francis Ngannou më 28 tetor, duke fituar me shumë mund me pikë, është vendosur që përballja me Usykun të shtyhet.

Ngannou e kishte rrëzuar Furyn një herë në atë përballje. Njëri nga anëtarët e jurisë ia kishte dhënë fitoren Ngannous ndërsa dy të tjerë ia dhanë Furyt.

përballja e Furyt me Usykun do të mbahet më 17 shkurt, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet në një konferencë për media të enjten.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer