Një grua është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore.
“Fushë Kosovë NN. Raportohet se viktima femër/kosovare është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Sipas mjekut viktima nuk ka shenja të dhunës në trupin e saj”, thuhet në raportin e PK’së.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.