E diel, 22 Dhjetor, 2024

Futbollist i Lazios me malarie, mbetet i izoluar në Dakar

Një lajm tronditës vjen nga Senegali për Lazion: Boulaye Dia është prekur nga malaria. Vetë Federata Senegaleze e Futbollit e bëri të ditur këtë në një noftim zyrtar:

“FSF informon publikun se lojtarët Boulaye Dia dhe Lamine Camara kanë mbetur jashtë skuadrës për ndeshjen midis Burkina Fasos dhe Senegalit, që do të luhet të enjten, më 14 nëntor 2024.

Boulaye Dia pati një atak të malaries ditën e nisjes për në Bamako, kjo është arsyeja pse ai qëndroi në Dakar për të vazhduar trajtimin, ai pati dhimbje aduktor në dy seancat e fundit stërvitore të ekipit kombëtar. Mjekët e kombëtares po monitorojnë nga afër gjendjen shëndetësore të të dy lojtarëve”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer