Krenare Latifi- Kqiku, shefe e asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ka bërë disa gafa përgjatë një konference për media të shtunën.
Latifi-Kqiku për shkak të gafave të bëra në transmetim të drejtpërdrejtë, ajo detyrohet t’ia japë fjalën asamblistit të VV’së në Gjilan, Sami Kurteshit.
“Mirëpo, mirëpo ëëë…. Opozita nuk u pajtuan me… qëndrimin tonë… Ju lutem më falni kërkoj ndjesë. Ja KËRKOJ fjalën z. Kurteshit, nëse është e mundur”, tha ajo.
Pos tjerash, ajo ngatërroi edhe emrin e këshilltarit komunal nga radhët e VV’së, Arbër Musliu, me atë të ish- nënkryetarit të komunës së Gjilanit nga radhët e LDK’së, Arbër Ismaili.
Kjo i ndodhi përgjatë prezantimit, përpara se të pauzonte në një fjali. /Insajderi.org/
Ndiqeni nga sekondat në vijim: 00:30-00:34: