Drita e ka barazuar rezultatin e serisë finale të plejofit të elitës së volejbollit të Kosovës në konkurrencën e femrave.
Drita të premten mbrëma fitoi në udhëtim te Skenderaj me rezultatin 3:0 në sete në palestrën e stërmbushur “Ilaz Kodra” në Skenderaj, dhe tashmë kampioni i ri do të vendoset në Gjilan.
Rezultati pas katër ndeshjeve është i barabartë 2:2.
Gjilanaset e mbyllën takimin për rreth një orë e 10-të minuta.
Setin e parë e fituan me rezultatin 25:16.
Seti i dytë ishte më i niveluar, por sërish në momentet vendimtare, Drita fitoi me rezultatin 25:23.
Në setin e tretë Drita triumfoi pa telashe 25:17, për ta dërguar serinë finale në ndeshjen e pestë.
Ndeshja e pestë do të zhvillohet në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.